HomeLifestyle

Foto/ E pazakontë: Të zhveshur në shtrat, fotografi i famshëm shqiptar publikon foto intime me modelen Alesia Noka

Foto/ E pazakontë: Të zhveshur në shtrat, fotografi i famshëm shqiptar publikon foto intime me modelen Alesia Noka

Alesia Noka është një prej modeleve më të pëlqyera shqiptare, të cilën e kemi parë shumë herë nëpër kopertina revistash e sete të shumta fotografike. Zeshkania bukuroshe ndan shpesh me ndjekësit në Instagram punën e saj si modele, duke postuar vazhdimisht foto të sajat duke pozuar përpara kamerës.

Në të shumtën e rasteve, fotografi që realizon fotot e saj, është miku i saj Endrit Mertiri. Ata shfaqen herë pas here nëpër foto në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo një postim i Endritit ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fotografi ka publikuar një foto mjaft intime me Alesian. Ai dhe modelja ndodhen në shtrat të zhveshur, ndërkohë që Alesia qëndron mbi shpinën e tij duke e përqafuar nga pas. “Koala”- ka shkruar ai krahas fotos për modelen që i kapet pas shpinës.