HomeAktualitet

U zhduk te “Shpella e Pëllumbasit”, rinisin kërkimet për të riun, shoku: U hodh për t’u larë, e mori lumi

U zhduk te “Shpella e Pëllumbasit”, rinisin kërkimet për të riun, shoku: U hodh për t’u larë, e mori lumi

Kanë rinisur mëngjesin e sotëm sërish kërkimet për të riun, që humbi një ditë më parë në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, në Tiranë. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia teksa po ecte mbi shkëmbinj, së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë rinisur kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit.

Shoku i tij, Fabio Dukagjini është marrë në pyetje, ndërsa është shprehur se Xhorxho Seferi u hodh në lumë për t’u larë, ndërsa e mori rrjedha e ujit.

Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t’u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më

Dëshmia e Fabio Dukagjinit

Fabio Dukagjini dje mbeti në një grykë kanioni te ‘Shpella e Pëllumbasit’, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë u bë e mundur nxjerrja e tij, ndërsa për Xhorxho Seferin vijojnë kërkimet.
Kërkimet për gjetjen  e të riut


Majtas i zhdukuri Xhorxho Seferi dhe djathtas Fabio Dukagjini, që u shpëtua