HomeHumor

VIDEO/ Sali Berisha me dy “fytyra”: Përballë Bashës si “bishë” me leva e çekiç, përballë Ramës me qiri dhe …”ju lutem”!

VIDEO/ Sali Berisha me dy “fytyra”: Përballë Bashës si “bishë” me leva e çekiç, përballë Ramës me qiri dhe …”ju lutem”!

Sali Berisha duket se ka 2 qasje të ndryshme në betejën e tij përballë 2 kundërshtarëve të tij tashmë, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. E duket se kjo luftë, është më e madhe përkundrejt Bashës se Ramës.

Kjo pasi edhe mënyra se si ka zhvilluar 2 protestat janë krejtësisht të ndryshme.

Në 8 janar, atëherë kur kërkonte të merrte selinë e PD-së, Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan me çekiç, me leva, gurë, por në protestën e sotme u pa një tjetër Berishës.

Një Berishë, i qetë, që përcolli vetëm mesazhe politike, që protestuesve iu drejtohet me “ju lutem”.