HomeSport

Kemi ku t’i presim miqtë! Turqit e Beshiktashit impresionohen nga “Air Albania“: Mos keni ngatërruar rrugën dhe keni shkuar në “Anfield Road“?

Kemi ku t’i presim miqtë! Turqit e Beshiktashit impresionohen nga “Air Albania“: Mos keni ngatërruar rrugën dhe keni shkuar në “Anfield Road“?

Beshiktashi gjendet në Tiranë, ku ka kryer sot përgatitjet e fundit në prag të sfidës me skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi.

Lojtarët janë stërvitur në ambientet e stadiumit “Air Albania“, në të cilin do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Beshiktashit.

Klubi turk ka shpërndarë edhe foto nga ambientet e impiantit që gjendet në zemër të kryeqytetit, të cilat kanë impresionuar turqit.

“A mos po luajmë në stadiumin e Ajaksit, stadiumi është shumë i mirë“, shkruan një ndjekës në postimin e shpërndarë nga Beshiktashi në “Twitter“.

“Mos keni shkuar aksidentalisht në “Anfield Road““, ka komentuar një tjetër. Vlerësime për stadiumin “Air Albania“ erdhën edhe nga vetë trajneri i Beshiktashit gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pasditen e sotme. /Sport Ekspres/