HomeAktualitet

Qeveria nuk ndalet duke u mbyllur gojën e “haleve”: Pagat do të rriten përsëri! Vazhdon reforma: Ja kategoritë që do përfitojnë…

Qeveria nuk ndalet duke u  mbyllur gojën e “haleve”: Pagat do të rriten përsëri! Vazhdon reforma: Ja kategoritë që do përfitojnë…

Rama do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën, ndërsa kategoritë përfituese do të jenë mjekët, forcat e armatosura, garda e republikës, policia e shtetit dhe policët e burgjeve.

Në strategjinë afatmesme buxhetore parashikohet që në vitin 2024 të përfitojnë nga rritja e pagave rreth 18.858 mjekë dhe infermierë me rritje të pagës bruto nga 26 – 34%. Premtimi është që deri në fund të 2025-ës pagat e mjekëve dhe arsimtarëve të rriten deri në 57%.

6.756 punonjës të ushtrisë që do kenë rritje nga 4 – 22%; 12 120 punonjës të gardës dhe policisë me rritje të pagës nga 21-35%; dhe rreth 3566 punonjës të policisë së burgjeve me 22- 36%.

Reforma e pagave nisur nga qeveria pritet të përfundojë e plotë në vitin 2025, me rritje të tjera për të gjithë kategoritë e punonjësve. Që nga muaji prill ndërkohë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike kanë përfituar paga më të larta, ndërsa qeveria synon që paga mesatare të arrijë në 900 euro.