HomeKronike

Skandal! “Krimdrejtësia” e re: Zbulohet prokurori që ka kërcënuar gjyqtaren me jetë si mafioz

Skandal! “Krimdrejtësia” e re: Zbulohet prokurori që ka kërcënuar gjyqtaren me jetë si mafioz

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi, e cila pak ditë mori mbrojtje të veçantë të miratuar nga KLGJ për shkak të kërcënimeve, ka zbuluar emrin e kolegut në sistemin e drejtësisë të cilin e dyshon si kërcënuesin e dyshuar të saj, prokurorin e Tiranës Adriano Dyrmishi.

Në një letër drejtuar prokurores së çështjes Deniona Katro, Këlliçi kërkon që dosja e hetimeve të transferohet në një prokurori të afërt për shkak se ndodhemi në kushtet e konfliktit që dosja të hetohet në Prokurorinë e Kryeqytetit.

Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori Dyrmishi dhe këtë ajo e ka deklaruar para grupit hetimor.

Sipas gjyqtares pikërisht kur letra kërcënuese ka ardhur në zyrën e saj, aty ishte Prokurori Adriano Dyrmishi.