HomeHumor

Muli shpall rapsodin e djeshëm poshtë Ballkonit, si spiun të Ramës

Muli shpall rapsodin e djeshëm poshtë Ballkonit, si spiun të Ramës

Pas vendimit të Mulit që të ndalohen vajtimet me vargje poshtë Ballkonit të Doktorit, sot pati shumë probleme para fillimit të mitingut. 7 vetë ishin paraqitur me këngë të reja për Doktorin, në stilin e rapsodit të djeshëm që i lutet Doktorit të dalë e të udhëheqë popullin.

Lelo ishte në rolin e censorit.

Mori këngën e parë dhe i hodhi një sy.

-Nuk bën i tha është pesimiste.

-Si pesimiste or taj i tha rapsodi. A të duket se kemi ardh me këndu këngë e valle këtu?

-Duhet të ngjallim optimizëm i tha Lelo. Doktori nuk ka vdekur është gjallë. Ne duhet të t’i japim shpresë popullit.

Pastaj i hodhi një sy rapsodit të dytë.

-Njësoj dhe ai. Ja ktheu. Vazhdoi kështu me të tretin e ma radhë derisa i s’kualifikoi të gjithë.

-Po pse ai dje këndoi or taj e ne nuk mund të këndojmë, i tha një prej rapsodëve. A dhe këtu nuk ka fjalë të lirë a, njësoj si tek Edvin Ramovici?

-Ai dje ka qenë i infiltruar nga Edvin Rama, i tha Lelo. Ai e kishte përgatitur dhe e kishte futur këtu të recitonte që pastaj ata të talleshin me Doktorin.

Po ta vini re, ai i thoshte Doktorit “dil nga arresti e na udhëhiq”, gjë që do të thotë i bënte thirrje të shkelte ligjin dhe pastaj Doktorin ta fusnin në burg.

Ai ishte provokator. Plus ngjallte dhe ndjenjë zie për Doktorin. Mos merrni shembullin e tij. Shikoni vajin që ka bë Presor Mondi,Muli, e shumë të tjerë. Ai dje ishte iu infiltruar.

-Heu ky Edvin Rama dhe spiunët i paska të talentuar tha rapsodi i xhindosur që i kishte ikur dëm mundi.