HomeHumor

Muli forcon grupin e Zenit në Kryesi

Muli forcon grupin e Zenit në Kryesi

Pas zërave për një konflikt të fortë në familjen e Doktorit, se kush do ketë në dorë frenat në parti pas Doktorit, Muli ndërmori sot disa hapa konkretë.

Në kuadrin e premtimit të tij publik se do të kujdeset që gara mes Zenit dhe Argitës për kreun e partisë të jetë e drejtë dhe e ndershme, ai vendosi të kompensojë dëmin që i është bërë Zenit nga protagonizmi i Argitës, duke i dhënë poste ekzekutive.

Kështu ai vendosi sot që pronari formal i televizionit Syri.net, Gazmend Spahia, të bëhet koordinator i partisë.

D.m.th Zeni të përfaqësohet drejtëpërdrejtë nga njeriu që drejton bizneset e tij.

Kjo e kompenson pozicionin e tij brenda partisë dhe i jep më shumë dorë televizionit të mos ndihet pa perspektivë në punën që bën për të mirën e partisë.

Po ashtu, dhe emërimi i Ben Qirjakos është në këtë frymë.

Edhe ai, mes Gitës dhe Zenit, anon më shumë nga Zeni.

Ndërkohë dy koordinatorët e tjerë, Klevesi dhe Aureli, janë përzgjedhur si neutralë.

Madje Klevesi ka deklaruar se nuk i njeh fare Gitën dhe Zenin, por vetëm Doktorin.

Kurse Aureli ka deklaruar se është me të tre njësoj.

Kështu që nga llogaritë e para, del që Zeni fiton më shumë nga këto emërime dhe pozita e tij forcohet.

Pasi bëri propozimet, thirri Lelon dhe i tha t’i kushtojë pak rëndësi në media, që të promovohen si katër shpresa të reja për partinë në këto ditë të vështira.

-Dakord mo, tha Lelo, i promovojmë, por duhet bërë kujdes të mos flasin dhe të mos dalin në public, se pastaj na shkon dëm gjithë puna.