HomeAktualitetKryesore

Berisha shumë shpejt para drejtësisë së re! Gjykata vendos: “Dosja Hajdari” do rihapet!

Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar kërkesën për hapjen e dosjes ‘Hajdari’, pas kërkesës së ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.