osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Opozita në delirë me ëndrra antikomb… që shikon Basha?!

Opozita në delirë me ëndrra antikomb… që shikon Basha?!

Nga Anri Bala

Mbasi i futi një xhiro tranzit Holland-Gjermani, “negociatori i madh” i hapjes së rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, sot, u ka dhënë sihariqin tufës së langove me emrin deputet, se sipas tij: Negociatat… nuk do të hapen!

Lulzim Basha dhe gjithë orlat e çatisë së godinës SHQUP, që i rrinë lepe peqe atij, deri sa ai dhe shokët e tij të shkojnë para drejtësisë, po gëzojnë, duartrokasin e brohorasin, ndaj nuk arrijnë të shikojnë apo dëgjojnë dhe aq më pak të lexojnë e mësojnë, se çfarë i pret… në Shtator!

Nëse hapen negociatat, kushti kryesor pas saj, është dërgimi para drejtësisë, të të gjithë politikanëve të inkriminuar, për korrupsion dhe krime të tjera, deri tek vrasjet dhe vjedhjet!

Bllokimi i negociatave, është kauza e vetme, që i ka bashkuar tufën e shpendëve “mishngrënës”, për të luftuar me mish dhe me shpirt… për të fituar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mbas shumë intrigash dhe shkeljesh ligjore, deri në shkelje të rendit kushtetues, të toleruar nga shteti, gjoja i butë, që në asnjë vend nuk ekziston “shteti i butë”, këta të çoroditur mendërisht, nga Reforma në Drejtësi, mendojnë se do kenë në dorë një kauz të madhe: “Mos hapjen e negociatave”.

Mirëpo, kjo është një përrallë vetëm për ato që e thonë dhe këlyshët e tyre që i rrethojnë, sepse KE-ja, deklaroi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndaj rekomandoi hapjen e negociatave, me 28 Qershor. Natyrisht, për hapjen e negociatave, nevojiten votat e çdo anëtari të BE-së dhe Shqipëria nuk është e vetme në këtë rrugëtim, por bashkë me Maqedoninë, e cila e plotësoi dhe kushtin e fundit, që i ishte vendosur, çështja e emrit.

Pra, SHQUP-i e di shumë mirë, se francezi Macron dhe e djathta ekstreme e Gjermanisë, nuk kanë asgjë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por janë skeptik për hapjen e negociatave, duke bllokuar përkohësisht zgjerimin e BE-së, që nuk po kalon ditët e saj më të mira, për shumë arsye.

Vërtet, do ishte një barrë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare, nëse në mbledhjen e 28 Qershorit, Maqedonisë do t’i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë jo, por nëse të dy vendeve, po supozojmë, gjë që nuk do ndodh kurrë, nuk u hapen negociatat, për problemet e brendshme të BE-së, vërtet Babolet mendojnë, se mund të vendosin në rolin e Babales, Bashën që tu thotë qytetarëve, se e ka fajin qeveria dhe mund ta besoj kush?!

Si të pashpresë që janë, ata guxojnë dhe si gjithmonë, përderisa nuk rrezikojnë asgjë, përse të mos e provojnë planin ogurzi të përgatitur nga Marshalli: “Të rrëzojmë qeverinë me dhunë dhe gjak dhe të vendosim flamurin e fitores, si në 14 shtator, mbi televizionin shtetëror,  nëse doni… negociata!”

Ka dhe një sinjal poshtërsie, ku lobon dhe frymëzohet vazhdimisht opozita e orlave, shteti i tij i bordellove dhe drogës, Holanda, e cila e dëgjon bashkëkombasin e saj, por a do të guxoi deri në fund, t’i verë veton Shqipërisë, për hirë të Lulzisë?!

Kjo është ëndrra, që presin tu bëhet realitet, sepse hapja e negociatave, nuk do i’u japi kohë për një plan të ri shpëtimi dhe do kapen në çarkun, që i ngritën Shqipërisë, por i vendosur gabimisht tek porta e tyre.

Këtyre dasmorëve, do tu menderoset nusja në kalë dhe do t’u ngordhi dhe gërdalla plak, që mbante nusen nga dasma e prishur… dasma e dhjerë!/Ekskluzive.al