HomeHumor

Muli lavdëron Gjin Gjonin për gatishmërinë luftarake

Muli lavdëron Gjin Gjonin për gatishmërinë luftarake

Muli vendosi sot t’i dërgojë një mesazh falenderimi komandantit të zonës së Lezhës dhe Mirditës, Gjin Gjonit, për gatishmërinë e lartë luftarake që po dëshmon në javën e fundit të fushatës.

“I dashur Gjin,

E përjetuam me gëzim dhe krenari atë që ndodhi mbrëmë në Lezhë, ku njësiti ynë operativ sulmoi në befasi dhe shkaktoi panik te pala kundërshtare me sulmin e tij surprizë.

Vigjilenca e lartë revolucionare e grupit tuaj operativ është një shembull i shkëlqyer edhe për shtabet e tjera luftarake.

Shembulli i Devollit, ku komandanti u përlesh trup më trup, u ndoq me dinjitet edhe nga ju, dhe kjo ka ngjallur shumë shpresë.

Unë ju rekomandoj që, përveç demokratëve, të mbroni edhe votën e socialistëve, pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin njëri-tjetrin.

Rriju te koka dhe mos i lejo të vjedhin njëri-tjetrin.

Gjëja më e mirë në këtë rast është t’ua marrësh votat për PD, që ata të mos kenë më pse të zihen.

Shpresoj që deri të dielën të kemi dhe dëshmorin e parë të kësaj fushate, që do të na nderonte, sidomos nëse do të ishte nga Lezha apo Mirdita.

Në vitin 2013 ishte Laçi që i dha dëshmorin e parë zgjedhjeve.

Tani e ka radhën Lezha apo Mirdita.

Kam shumë besim tek ti dhe drejtësia jote në këtë pikë.”