HomeBota

VIDEO/ Deputetja në Zelandën e Re nxjerr në Parlament fotot e vetes nudo: I krijova për 5 minuta

VIDEO/ Deputetja në Zelandën e Re nxjerr në Parlament fotot e vetes nudo: I krijova për 5 minuta

Laura McClure, deputete nga Partia ACT, mbajti në dorë një imazh të censuruar të një fotoje të zhveshur të saj në Parlamentin e Zelandës së Re për të demonstruar fuqinë dhe rrezikun që paraqet teknologjia deepfake.

Ajo sqaroi se fotografia nuk ishte reale, por ishte krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe i mori më pak se pesë minuta për t’u prodhuar online.

“Ky është një imazh i zhveshur i imi, por nuk është i vërtetë,” tha ajo në fjalën e saj më 14 maj, duke paralajmëruar se këto teknologji mund të përdoren për të dëmtuar rëndë njerëzit, veçanërisht gratë në politikë dhe në jetën publike.