HomeHumor

Muli xheloz për flokët e mbjellë të Salianjit

Muli xheloz për flokët e mbjellë të Salianjit

Dalja e Salianjit nga burgu, përveç të tjerave, e bëri xheloz Mulin.

E para gjë që e xhelozoi ishte thirrja e konferencës për shtyp në seli, pa dijeninë e tij.

— Unë nuk mund ta marr vesh i fundit që Salianji do bëjë konferencë shtypi, i tha Lelos.

— Nuk mund ta ndaloja, i tha Lelo. Na duhet ta heroizojmë pak.

— Këtu është puna, tha Muli.

Ai nuk mund të hiqet si hero i burgjeve.

Heronjtë e burgjeve janë Doktori dhe familja e tij.

Dhe u lirua superdhëndri, e nuk bëri konferencë shtypi.

Si mund t’ia lejojmë këtij?

— Tani u bë, tha Lelo. Na prish më shumë punë ta ndalojmë.

Plus që gjithë këta deputetët e 8 janarit janë me të.

E kanë si lider tani.

— Po këtu është problemi, tha Muli.

Ai duhet të kuptojë që thjesht ka dalë nga burgu, por nuk është bërë udhëheqës.

Se ky as dhëndër brenda nuk quhet më.

— Nejse, mirë është ta takosh, i tha Lelo.

— Patjetër do ta takoj, tha Muli, por më bëri përshtypje që i qenë rritur flokët dhe i dukeshin shumë natyrale.

Ne jemi thinjur duke e mbrojtur atë, ai shkoi në burg, u bë dhe me flokë, kurse ne na kanë rënë flokët duke shkulur qimet për burgun e tij.

— E, shumë mirë i kanë mbirë, tha Lelo.

Por këtë pjesë e mbulon Grida.

Ajo ia ka mundësuar këtë dizajnin e ri të flokëve.

— Epo kështu e nisin këta, tha Muli.

Mbjellin flokë e pastaj mendojnë që u takon dhe post në parti.

Ndaj duhet bërë kujdes.