HomeKronike

Audi copë e çikë u përplas me karburantin në Vorë, detaje nga aksidenti ku humbi jetën një djalë në lule të rinisë dhe u plagosën rëndë dy bashkëmoshatarët e tij

Audi copë e çikë u përplas me karburantin në Vorë, detaje nga aksidenti ku humbi jetën një djalë në lule të rinisë dhe u plagosën rëndë dy bashkëmoshatarët e tij

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në Vorë, ne ambientet e një karburantit.

Tre të rinj qe po udhëtonin me një mjet “Audi” janë përplasur me pompën e karburantit në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e perplasjes së fortë, njëri prej tyre ka humbur jetën ne vend, ndërsa dy té tjerë janë plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.