HomeSport

Kampionati shqiptarë si kampionat fshatrash! Partizani eleminohet nga një ekip amator nga Estonia në “Air Albania”

Kampionati shqiptarë si kampionat fshatrash! Partizani eleminohet nga një ekip amator nga Estonia në “Air Albania”

Partizani u mund 0-1 nga Nomme Kalju, duke u eleminuar kështu në turin e parë të Conference League. Takimi i parë përfundoi 1-1, ndërsa në Shqipëri për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt u mbyll 0-0, mes shumë emocionesh.

Pjesa e parë në “Air Albania” nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve që ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk po tregoheshin dot të sakta para porte.

Të kuqtë fituan penallti në minutën e 78-të, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Zhgënjimi ishte i madh te tifozët vendas, me sulmuesin që shpërdoroi 11-metërshin e fituar po vetë.

Mysafirët nga Estonia provuan të befasojnë në fundin e kohës së rregullt, por Qirko u tregua i vëmendshëm, duke neutralizuar gjithçka.

Në shtesë Ivanov i dhuroi kualifikimin Nomme Kalju-s. Partizani eleminohet kështu që në turin e parë të Conference League.