HomeAktualitet

Pëllump Pilinçi sfidon Berishën

Pëllump Pilinçi sfidon Berishën

Profesor Pëllumb Pilinçi duket se e ka marrë seriozisht ardhjen në pushtet.

Pasi “shpalli” Qeverinë në Vlorë pak ditë më parë, tashmë ka paralajmëruar një protestë “madhështore” në Shkodër, më 23 gusht.

Protesta ka qëllim rrëzimin e Ramës, me qëllim ardhjen në pushtet të profesor Pilinçit.

Ky i fundit duket se përveç Qeverisë, po merr dhe opozitën.

Ndërsa Sali Berisha ka paralajmëruar protesta në shtator, Pilinçi nuk ka pritur më gjatë.

Ka nisur nga puna për rrëzimin e Ramës.

Ndryshe nga Berisha, që pret përfundimin e pushimeve për të nisur protestat.