HomeAktualitet

Forcat speciale shqiptare, mision pranë Rusisë, Rama: Po stërviten në hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave

Forcat speciale shqiptare, mision pranë Rusisë, Rama: Po stërviten në hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave

Trupat tanë të Forcave të Armatosura, janë duke zhvilluar një trajnim në Letoni, vend që ndodhet në kufi me Rusinë. Ata po veprojnë në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga trajnimi i trupave ushtarakë shqiptarë, teksa jep detaje se Forcat e Armatosura i janë nënshtruar stervitjes “Exercise OAK Resolve”. Rama cilëson se ky trajnim forcon kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura në mjediset ndërkombëtare.

“Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave
Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama në rrjete sociale.