HomeSport

Barcelona ia del në Angli, super Rashford ndaj Newcastle, City fiton ndaj Napolit në Champions

Barcelona ia del në Angli, super Rashford ndaj Newcastle, City fiton ndaj Napolit në Champions

Champions League zhvilloi ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së Ligës. Barcelona fitoi 1-2 në fushën e Newcastle, suke treguar se mbetet pretendent. Spikat Rashford me dy gola. Goli i Gordon te “qymyrxhinjtë”, shërbeu vetëm për statistikë.

Manchester City mundi 2-0 Napolin. Sfida u komplikua në maksimum për italianët, pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo, në minutën e 20-të. Ndeshja u zgjidh nga Haaland, sakaq më pas shënoi edhe Doku.

Në sfidat e tjera, Frankfurt mposhti 5-1 Galatasaray, Sporting nuk hasi problemeve ndaj Kairat Almaty, duke triumfuar 4-0.