HomeBota

Trump para liderëve arabë: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Trump para liderëve arabë: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Presidenti Donald Trump u takua me disa udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbrëmë.

Ky ishte një nga më shumë se 30 takimet që presidenti amerikan zhvilloi ditën e djeshme.

Mësohet se Trump u premtoi udhëheqësve arabë se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor, raporton Politico.

Dy persona të njohur me diskutimin thanë gjithashtu se Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument të bardhë që përshkruante planin e administratës për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ku përfshiheshin detaje të shumta.

Kjo vjen mes frikës në rritje për qëllimet e Izraelit, pasi projekti kontrovers i kolonëve E1 në Bregun Perëndimor u miratua së fundmi.

Përpara bisedimeve, Trump u tha gazetarëve se takimi me udhëheqësit arabë ishte “më i rëndësishmi” i ditës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se takimi ishte “i frytshëm”, por nuk dha më shumë detaje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.