HomeDebat

Në ekran gati për revolucion, në seli të relaksuar në poltron! Zonja Garo zbulon “jetën e luksit” brenda PD

Në ekran gati për revolucion, në seli të relaksuar në poltron! Zonja Garo zbulon “jetën e luksit” brenda PD

Zëdhënësja e PD-së, zonja Floriana Garo, është ndalur këtë fundjavë me emisionin e saj “Elevate në ambientet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike si partia më e madhe opozitare në vend.

Ajo që të bie në sy është jo vetëm luski brenda ambienteve të PD-së, ku zyrtarët e saj punojnë të shkujdesur, por të bie në sy që të gjithë janë të relaksuar.

Në një kohë kur në ekrane apo në parlament bëjnë thirrje për revolucion, brenda selisë blu gjithçka duket e mjaftueshme për të vazhduar të qetë.

Me sa duket, meqenëse pushteti ka qeverinë e tij, edhe opozita ka ‘godinën e saj qeveritare’. Dhe kaq i mjafton, pavarësisht se çfarë del dhe thotë në televizor.

Askush më bukur se zonja Garo me emisionin e saj “Elevate” nuk mund ta zbulonte luskin dhe relaksin brenda selisë blu./TemA