HomeSport

FOTO LAJM/ Maratona e Tiranës: Shumica e fituesve nga Kenia

FOTO LAJM/ Maratona e Tiranës: Shumica e fituesve nga Kenia

Sportistët nga Kenia ishin ata që dominuan në Maratonën e 42 kilometrave, që u zhvillua në Tiranë, si për meshkuj edhe për femra.

Keniani Benard Kiprotich Too u shpallk fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2 orë 21 minuta e 35 sekonda, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo.

Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.

Edhe për femra në disiplinën e 42 kilometrave dominuan sportistet nga Kenia. Chelangat Sang u shpall fituese me kohën 2 orë 39 minuta dhe 21 sekonda, e ndjekur nga Rose Jepchumba dhe Lina Jepkemoi. Blerina Bregu u rendit e 4-ta.

Në gjysmë maratonën e 21 kilometrave ishin, po ashtu, sportistët nga Kenia që triumfuan.