HomeAktualitetDebat

Ne jemi siç na provokon Ermali por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojm ne

Ne jemi siç na provokon Ermali por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojm ne

Nga Anri Bala

Sa herë që Ermali ka ndonjë projekt në horizont… hedh nga një gur në lum përpara, që të tjerët të zhyten ta kapin. Gjithsesi, po hidhem unë i pari dhe po ju them!

Këtë Mamaqi e bënë duke njohur mirë mjedisin mediatik që është mediokër, që “vdes” të shpërndaj në turmë, shprehje “të tijat”, që më pas njerëzit e revoltuar nga fyerja e rëndë që u është bërë, ta shajnë nga çfarë tu vijë për mbarë…

Nëse do e vizualizonim për një moment përdorimin që i bënë opinionit publik Ermali, imagjinojeni atë si një peshkatar, që zgjat një karrem aromatik mbi sipërfaqen e ujit, i përbërë prej mbetjesh peshku e gjaku, që turma e uritur e peshkaqenëve, ta ndjej atë prej kilometrash dhe të afrohen ta kafshojnë, apo shqyejnë të gjallë.

Nga uria dhe varfëria, turma e humbet arsyen, e sidomos kur shprehesh me barkun bosh, nuk përdor logjikën dhe ekziston rreziku të gabosh.

Në vetvete, turma nuk ka faj, pasi ky provokim ka qëllim të tërheq audiencë, por i bërë prej Mamaqit dhe “Ermalçe” është i shëmtuar, sepse duke hedhur gjahun e manipuluar në det, ekziston rreziku të deformosh mjedisin natyral dhe sjelljen e peshkaqenëve, që përveç dëshirës për të ngrënë peshkun, mund të nxis instiktin për të sulmuar dhe “notarët” në det.

Po aq e vërtetë është, se ajo që mendojnë të tjerët për Ermalin, i ngjit shumë dhe i rri si xhevahir! Pak a shumë si Lyli që u shfaq në SPAK, e pa thënë asnjë fjalë, u ironizua dhe u telendis si figurë që shkakton dhe provokon ilaritet.

Pra, ne jemi siç na provokon Ermali, por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojmë ne!

“Populli dëshiron me etje dy gjëra: bukë dhe cirk!”, thoshte Juvenali… por për të realizuar shfaqjen, veç tyre, mendoj se i duhet dhe një Mamaq, si kompraçikos, qënie e deformuar në shërbim të publikut, që kur ai të qesh apo shaj… të plotësojë kriteret e zërit me figurën.

Kot sa për muhabet: Unë e kapa gurin! /Ekskluzive.al