HomeAktualitetDebat

Berisha më 17 nëntor protestë para Kryeministrisë! Shqipëria në Bruksel, hap 5 kapitujt e fundit të negociatave

Berisha më 17 nëntor protestë para Kryeministrisë! Shqipëria në Bruksel, hap 5 kapitujt e fundit të negociatave

Sali Berisha ka njoftuar se më 17 nëntor do nisi protestat për rrëzimin e Ramës, që sigurisht do “rrëzohet” nga Bruksei, ku do marri pjesë në mbylljen e të gjithë grup kapitujve të negociatave të anëtarsimit me BE.

Ministrja e Integrimit Evropian, Adea Pirdeni, ka reaguar pas njoftimit se më 17 nëntor 2025 në Bruksel, Shqipëria do të hapë 5 kapitujt e fundit të negociatave të Grup-Kapitullit 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në kuadër të Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me BE-në.

Sipas Pirdenit, këto kapituj përqendrohen në modernizimin e bujqësisë, rritjen e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit, që përbëjnë shtylla të rëndësishme për përgatitjen e vendit drejt anëtarësimit.

Reagimi i Ministres Adea Pirdeni për hapjen e grup-kapitullit të fundit në Bruksel më 17 Nëntor 2025:

Më 17 Nëntor 2025 në Bruksel, Shqipëria hap 5 kapitujt e fundit të negociatave të Grup-Kapitullit 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në.

Modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimi i politikave të kohezionit do të jenë në fokusin e këtyre negociatave.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme është vlerësim i qartë i BE-së për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm për përgjegjësitë që na presin përpara për mbylljen e negociatave brenda 2027-tës dhe uljen si të barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE-së para 2030-tës.

Rrugëtimi ynë evropian nuk ndalet! ????

#Shqipëria2030????????????????