HomeSport

VIDEO/ Armando Broja i trishtuar, Hysaj e merr dhe e çon të festojë me tifozët kualifikimin në “playoff”

VIDEO/ Armando Broja i trishtuar, Hysaj e merr dhe e çon të festojë me tifozët kualifikimin në “playoff”

Kombëtarja u kualifikua sot në “playoff”-in e Botërorit për herë të parë në histori.

Fitorja në Andorrë u festua nga të gjithë pjesëtarët e stafit kuqezi dhe lojtarët, përveç Armando Brojës.

Lojtarët shkuan poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, por Broja ishte dukshëm i trishtuar për paraqitjen e tij dhe u shfaq gati i përlotur, ndërsa të tjerët festonin.

Ishte Elseid Hysaj ai që shkoi ta merrte sulmuesin e Burnley dhe ta bashkonte me shokët e ekipit.

Broja, i cili nuk la gjurmë, u zëvendësua në minutën e 59 të ndeshjes me Uzunin, kur sfida ishte e bllokuar ende në shifrat 0-0.

(SHIH VIDEON)