Luçjani Boçi komentoi protestën e dytë të zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, të cilën kryedemokrati Sali Berisha e quan një Foltore të dytë.
Teksa bëri një paralele me demonstratën e organizura nga PS në 21 janar, Boçi tha se rruga e PD drejt qëllimit për të drejtuar vendin nuk do të kalojë mbi kufoma, siç kaloj kur ai me Saliun vrisnin qytetarë në rrugë, por ama mundësit i kanë për të vrarë njëri tjetrin me ‘çadra pistoletë” për të realizuar ëndrrën makabre që e përdorën për skenar mbasi vranë dhe gjakosën protestuesit sepse qeveria e drejtuar nga Rama nuk ka qëlluar me shpullë një protestues pas dhjetra protestave të dhunshme të organizuar nga Berisha dhe Basha.
Ja broçkulla nga Luç Boçi
“Dëshira e Partisë Demokratike, ose qëllimi i saj për të qenë në drejtimin e vendit, jo thjesht në pushtet, të jeni të bindur nuk kalon mbi kufoma.
Pra nëse sot ka një qëndrim të përgjegjshëm të PD, askush të mos e mendojë se PD nuk ka forca, nuk ka mënyrë organizmi për ta radikalizuar situatën.
Dhe për të bërë thirrje që nxisin emocione te njerëzve, që t’u themi sot do hyjmë në Kryeministri, do marrim zvarrë Ramën, por është përgjegjesia politike që menaxhon situata të tilla”, tha Boçi.

