HomeAktualitetDebat

“Janë skllevër dhe injorantë”! Sali Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Do japin llogari!

“Janë skllevër dhe injorantë”! Sali Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Do japin llogari!

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një konference për gazetarët nga selia e PD-së, ka sulmuar demokratët të cilët janë emëruar nga qeveria në poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

Berisha i quajti “injorantë” dhe “skllevër”, që sipas tij që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale.

Kryedemokrati theksoi gjatë fjalës së tij, se demokratët që iu bashkuan “pushtetit”, do të japin llogari.

“Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen.

Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri.

Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, ka deklaruar Sali Berisha.