Mbrojtësi i djathtë te Kombëtarja, Elseid Hysaj është lakuar shpesh për pagën e “kripur” që përfiton te skuadra e Lazio-s.
“Transfermarkt.it” ka zbuluar pagën e tij edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te kryeqytetasit.
I pari në listë është Zakanji, me 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli me 5.6 milionë euro. “Podiumin” e mbyll Tavares, me 4.1 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj merr bruto te Lazio 3.7 milionë euro në vit, i 4-të më i paguar te kryeqytetasit.
Megjithatë, duke qenë se tek Lazio nuk luan më, ai pritet të larohet, pasi kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

