HomeSport

Conference League/ Drita ‘fiket’ në Prishtinë nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton 2-0 kundër Slovan Bratislavës! Shqiptarët ëndërrojnë fazën play-off

Conference League/ Drita ‘fiket’ në Prishtinë nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton 2-0 kundër Slovan Bratislavës! Shqiptarët ëndërrojnë fazën play-off

Shkëndija e Tetovës ia ka dalë që të marrë tri pikët e radhës në Conference League. Për raundin e pestë në fazën e ligës, kampionët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mposhtën 2-0 në Shkup sllovakët e Slovan Bratislavës. Ekipi i Jeton Beqirit tregoi lojë më të rrjedhshme dhe dëshirë për fitore, andaj u shpërblye me dy gola që në pjesën e parë.

Kapiteni Besar Ibraimi në minutën e 33-të detyroi Kenan Bajric që të shënonte në portën e tij, ndërsa Sebastian Spahiu në shtesën e pjesës së parë ‘vulosi’ shifrat për 2-0. Pas javës së pestë, Shkëndija me shtatë pikë merr vendin e 21-të dhe kërkon të mbajë poziconin që e dërgon në play-off. Ndeshjen e fundit Shkëndija e luan në udhëtim kundër AEK Larnaca në Qipro.

Në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit u mposht 0-3 nga holandezët e AZ Alkmaar. Mijnans në pjesën e parë dhe golat e Jensen e Sadiq në fraksionin e dytë bënë që miqtë të siguronin tri pikë. Me tetë pikë, Drita zbret në vendin e 19-të dhe ndeshjen e radhës e luan në Madrid kundër Rayo Vallecanos.

Një ndeshje nga fundi i fazës së ligës, kryesuesit e Strasbourg e kanë siguruar një vend në fazën tjetër, ndërsa Shkëndija dhe Drita janë në garë për të qenë mes 24 skuadrave më të mira, çka do i kualifikonte në raundin play-off, për të vijuar ndeshjet me eliminim direkt.

Conference League, raundi i pestë – e enjte, 11 dhjetor 2025:

18:45

Breidablik 3-1 Shamrock Rovers

Drita 0-3 AZ Alkmaar

Fiorentina 2-1 Dynamo Kyiv

Hacken 1-1 AEL Larnaca

Jagiellonia 1-2 Rayo Vallecano

Noah 2-1 Legia

Samsunspor 1-2 AEK Athina

Shkëndija 2-0 Slovan Bratislava

Universitatea Craiova 1-2 Sparta Prague

21:00

Aberdeen 0-1 Strasbourg

Hamrum 0-2 Shakhtar Donetsk

KuPS 0-0 Lausanne

Lech Poznan 1-1 Mainz

Lincoln Red Imps 2-1 Sigma Olomouc

Rakou 1-0 Zrinjski Mostar

Rijeka 3-0 Celje

Shelbourne 0-3 Crystal Palace

SK Rapid 0-1 Omonia