Ngjarje të shëmtuara janë shënuar në Indi për shkak të turit që Lionel Messi po bën atje. Një prej stadiumeve kryesorë të vendit është shkatërruar masivisht për shkak të protestave të tifozëve.
Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim për të parë 8 herë fituesin e ‘Topit të Artë’, por parada e tij zgjati jo më shumë se 10 minuta. Kjo për shkak se argjentinasi u bezdis shumë nga të famshëm të Indisë të cilët i qëndronin pranë në çdo hap ku ai hidhte.
Për pasojë tifozët e panë shumë pak Messin dhe në stadium vazhduan trazirat, duke sjellë shkatërrimin në masë të tij. Një tifoz u shpreh se paguan deri në 114 euro dhe për asnjë çast nuk arriti ta shohë Messi-n.
Pavarësisht kësaj argjentinasi do vijojë turin në vende të tjera të Indisë ku fillimisht inaugurojë statujën e tij 21 metra të gjatë.

