Evi Kokalari ka komentuar protestën e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë.
Sipas saj, është ironike që thirren njerëzit në protestë për shishet e verës 30 mijë dollarë, ndërkohë që vetë Berisha ka paguar 8 milionë dollarë pa treguar se ku i ka gjetur.
“Pra, Sali Berisha ju do tek Kryeministria që ju të protestoni shishen e verës $30,000, ndërkohë që s’ka kthyer akoma përgjigje ku i gjeti $6 million për ish-punonjësin e Marco Rubios dhe gati $2 million të tjerë për ish- menaxherin e fushatës së Trump-it?
Ju të gjithëve, Berisha ju konsideron kavie që ju përdor sa herë ju duheni, dhe është i pamëshirshëm për abuzimin që ju bën.
Po e përsëris, pa rënë totalisht struktura aktuale e PD-së, me gjithë fraksionin e Dumës dhe të Llapajt, Edi Rama NUK ikën.
Kush del në protestë, ta konsideroj veten ‘idiot i dobishëm’ sepse ju bëni më dëm se këta që ju organizojnë, duke i legjitimuar ata me prezencën tuaj”, shprehet Kokalari.

