HomeDebatSport

Thomas Strakosha i lindur dhe rritur në Greqi por krenar për origjinën e tij: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha i lindur dhe rritur në Greqi por krenar për origjinën e tij: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara.

I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.

“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar” – tha për Athletico.gr portieri kuqezi.

Në podcast-in ku mori pjesë u fol edhe për babain, Foto Strakosha, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar.

Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë).

Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serie A, u transferua te Brentford në Angli.

U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK në Athinë, aty ku luan edhe sot.

Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore.

Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik