Ish-deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka reaguar lidhur me debatin e fundit në rrjetet sociale mes aktivistit Shpend Gashi dhe Drejtuesit të Zyrës së Medias në PD, Alfred Lelës.
Spaho shprehet që Gashin nuk e njeh, por njeh Fredin (Lelën) dhe Flamurin (Nokën), të cilët, sipas tij, sot janë ekzekutuesit e gijotinës në Partinë Demokratike.
“Nuk e njoh këtë Shpend Gashin. Njoh Fredin. Fredi bashkë me Flamurin janë sot në PD si ekzekutuesit e gijotinës. Kanë kohë që ekzekutojnë të gjithë ata që nuk ju pëlqejnë atyre…dhe doktorit. Në fund, kur të mos ngelë asnjë kokë për të prerë do presin kokën e PD.” – shkruan Spaho.
“Jam i bindur që edhe doktori, i cili, lexon gjithçka, më kupton që po them të vërtetën.” – e përfundon reagimin e tij ish-deputeti demokrat

