HomeAktualitetDebat

Pendohet Lapaj për futjen e familjarëve në lista: U bë me qëllim të mirë, të kthehesha pas nuk do ta bëja

Pendohet Lapaj për futjen e familjarëve në lista: U bë me qëllim të mirë, të kthehesha pas nuk do ta bëja

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli mbrëmjen e sotme nga sheshi përpara kryeministrisë.

Lapaj u shpreh se në listat e kandidatëve nuk duhet të kishte futur familjarë të tij apo të Shabanit, por kjo u bë me qëllim të mirë për të djegur listat e mbyllura.

“Kam bërë reflektimet e mira. Shumë gjëra do i bënim ndryshe. Një pjesë kanë ardhur nga eksperienca apo naiviteti i së mirës. Nëse do ktheheshim pas nuk do përdornim për të futur familjarët në lista. Kundërshtari e hiperbolizoi për keq. Nuk e bëmë vetëm ne, por e bënë dhe të tjerë. Real politika realizoi pak më ndryshe. Për çdo qytetar që është ndjerë keq, i kërkoj falje. Ka qenë vetëm qëllimi i mirë. Qëllim për të djegur listat e mbyllura për të dhënë modelin e garës në listat e hapura. Nxori lakuriq sistemin e gabuar elektoral.” – tha Lapaj.