HomeAktualitetDebat

Goditën policinë dhe objektet shtetërore me lëndë shpërthyese të rrezikshme! Policia i arreston, gjyqtari i trembur i liron…i hedh të “trimëruar” dhe më të rrezikshëm në protestën e radhës 19 protestuesit e grupit të zjarrit të PD-së

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, ishin autorët e molotovit dhe fishekzjarreve që u hodhën drejt Kryeministrisë, e më pas të vandalizimit para Kuvendit, ku të paktën 11 policë mbetën të plagosur nga gurët e hedhur të militantëve të Sali Berishës.

Report Tv mëson se Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestit në burg për 5 persona, arrest shtëpi për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 9 protestues.

Ndërkohë, një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës Penale, ndërkohë që gykata ishte tërhequr për vendim. Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretendojnë se janë provokuar nga një burrë duke krijuar tension.