Kuvendi ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila ishte parashikuar sot për në orën 12:00 për të diskutuar për mandatin e Belinda Ballukut.
Burime pranë grupit të PS bëjnë me dije se socialistët janë të vendosur të presim të shprehet një herë Gjykata Kushtetuese, pastaj të marrin një vendim për zëvendëskryeministren dhe ministren e Energjitikës, Belinda Ballukun.
Kujtojmë se një ditë më parë GJK nuk mori një vendim, duke u shprehur se i duhej më shumë kohë.

