HomeKronikeDiaspora

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në lot! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në lot! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni

Për shtatë nga tifozët ultras të PAOK-ut të Selanikut, transferta kundër Lyonit (nesër 21:00 në Francë) ishte e fundit në jetën tokësore, pasi aksidenti fatal i ndodhur të martën në rajonin e Timis në Rumani (pranë qytetit Lugoj), preu në mes jetën e tyre.

Furgoni i zi me të cilin ata e kishin nisur udhëtimin nga Selaniku nuk do mbërrijë kurrë në Lyon, pasi mesdita e djeshme për ta nisi një tjetër udhë, jo në këtë botë. Tre tifozë të tjerë fatmirësisht shpëtuan, duke treguar se mrekullitë ekzistojnë edhe pse përplasja “kokë më kokë” me kamionin ishte e tmerrshme dhe klithmat e vdekjes duhet të jenë dëgjuar në brendësi të furgonit.

Mes shtatë viktimave ishte edhe shqiptari Vasil Pilo, një tifoz që nuk kishte humbur asnjë ndeshje të ekipit të tij, ndërsa shqiptari tjetër, Genci Sadiku, ishte një nga tre tifozët me fat që shpëtuan për mrekulli me disa lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetën, sipas medieve rumune dhe greke.
LEXO EDHE:
VIDEO/ ‘Brohorimat e fundit’, trupat e shtatë tifozët të ndjerë të PAOK-ut dërgohen në stadiumin ‘Toumba’! Mijëra ultras i presin me flakadanë

‘Protothema’, duke iu referuar dëshmisë së mjekut grek Dimitris Koukoulas pasi kishte takuar dy nga tre të plagosurit që po marrin ndihmë mjekësore në Rumani, shkruan se njëri prej tyre i tha ‘se timoni i furgonit ishte bllokuar për shkak të aktivizimit të asistentit të korsisë’.

“Timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të aktivizimit të ndihmës së korsisë”, thuhet se i tha i plagosuri mjekut grek për aksidentin fatal me makinë, siç e zbuloi vetë, duke folur për ERT.

Media greke ‘Kathimerini’ citon një ekspert rumun që analizoi përplasjen, duke thënë se brenda furgonit ka ndodhur diçka që ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin, duke mos përjashtuar një sëmundje të papritur apo një sherr.

Sipas tij ekziston mundësia që brenda automjetit të ketë ndodhur diçka që nuk e ka lejuar shoferin të mbajë kontrollin, ndërsa ai theksoi se koha e reagimit, sapo hyn në trafikun përballë, është shumë e shkurtër për të shmangur përplasjen.

“Një mundësi është që shoferi të jetë ndjerë keq ose të jetë shpërqendruar, gjë që është e zakonshme edhe për shoferët profesionistë, në një masë të tillë sa nuk e ka kuptuar që automjeti kishte devijuar majtas. Një tjetër mundësi është që ai të ketë qenë i përfshirë në një bisedë ose një grindje ose të ketë parë telefonin e tij celular, është e vështirë të thuhet me siguri”, thotë eksperti.