HomeAktualitetDebat

Berisha i plakur si “llaxorja” e fshatit! Futet në SPAK si i pandehur del si prokuror, sulmon çdo emër që i kujtohet: Aty ishte Altin Troplini, Poja i SKAP-it, Irena me 5 mbiemra, Kraja i sigurimit….

Berisha i plakur si “llaxorja” e fshatit! Futet në SPAK si i pandehur del si prokuror, sulmon çdo emër që i kujtohet: Aty ishte Altin Troplini, Poja i SKAP-it, Irena me 5 mbiemra, Kraja i sigurimit….

Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masë së sigurisë Detyrim Paraqitje.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha u shpreh se çfarë ka parë sipas fantazisë së tij prej kllouni në vizitën e shkurtër në SPAK.

“Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ.

Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.

Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra, sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.

Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin.

Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm.

Por aty ishin të dy.

Këto ishin ato që pashë unë sot”, tha ia.