Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka folur për incidentin ndaj humoristit Nexho Shabani. Beci shkruan në rrjetin social se gjendja është ende e rëndë.
“Sonte, Nexho Shabani – Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor që sillte humorin tipik shkodran kudo ku ulej ka nevojë për lutjet tona.
Pas një aksidenti të rëndë, gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme, ndërsa mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës janë të angazhuar maksimalisht.
Le t’i jemi pranë me mendim të mirë dhe shpresa”, shkruan Beci.

