HomeAktualitetDosja X

“Rrëmbimi i urdhëruar nga Agasi ishte gënjeshtër”! Deklarata e Maks Haxhisë: SPAK pranoi se gënjeu, nuk ishte ajo makinë

“Rrëmbimi i urdhëruar nga Agasi ishte gënjeshtër”! Deklarata e Maks Haxhisë: SPAK pranoi se gënjeu, nuk ishte ajo makinë

Avokati Maks Haxhia ka deklaruar në Top Story se informacioni që ka rrjedhur nga gjykata në publik, lidhur me një rrëmbim të supozuar se u urdhërua nga Ergys Agasi, nuk është i vërtetë.

Sipas tij, SPAK pranoi se gënjeu, pasi provat rezultuan ndryshe. Në Top Story, Haxhia tha se sulmi që po i bëhet institucionit të AKSHI-t do të ketë pasoja që ndikojnë drejtpërdrejt në publik.

“Problemi është se janë tre plane kryesore. Plani i sulmit politik, plani i opinionit me informacione për këtë çështje dhe plani i klientit në pozitën e tij individuale, por mbi të gjitha është situata në këtë institucion.

Sulmi që i bëhet këtij institucioni do të ketë pasoja për vetë AKSHI-n dhe për atë që ndihmon dhe kontribuon në publik për zgjidhjen e problemeve. Vetëm vitin e kaluar nuk u implementuan 500 milionë euro nga buxheti, gjë që e çon në kolaps financën.

Prandaj SPAK duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë parasysh jo vetëm ushtrimin e ndjekjes penale, por të mos dëmtojë veprimtarinë e institucionit, të mos hedhë në publik gjëra që sot po konstatojmë që janë të pabazuara.

Mund të sjell në lidhje me z. Agasi, dosja vajti mbi bazën e një grupi të strukturuar kriminal, ku kishte edhe një akuzë të rëndë për rrëmbimin e një personi. Në opinion u hodh video që ishte një makinë, ku institucioni ka marrë vendimin që nuk është kjo makina, e as këta persona. Gjykata ka dhënë masë arresti, a ka të drejtë tani t’i thotë tani “më ke çorientuar”?

Kemi një vendim ku vetë SPAK i ka kthyer personit automjetin dhe thotë se nuk është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Hajde t’i mbushim mendjen publikut se shiko çfarë ka ndodhur. Ku është reputacioni i gjykatës?” – deklaroi avokati në emisionin Top Story.