Për të papunët e “punësuar” në protestë nga një pensionist që ka punuar gjithë jetën: Ja pse nuk kam turp të rri larg jush!

Për të papunët e “punësuar” në protestë nga një pensionist që ka punuar gjithë jetën: Ja pse nuk kam turp të rri larg jush!

Pas fushatave linçuese ndaj bizneseve, medias dhe disa artistëve pse nuk kanë dalë hapur në mbështetje të protestës, kjo e fundit duket se ka gjetur “armikun” e radhës tek… pensionistët.

Gjatë një fjalimi nga podiumi, një prej aktivistëve iu drejtua pensionistëve duke pyetur: “ Ku jeni sot? A nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu?”

Menjëherë pas kësaj, turma nisi të thirrjet në kor: “Turp! Turp! Turp”!

Ky turp më bëri që t’i drejtohem këtij “pensionisti” në moshë kaq të re dhe gjithë atyre “pensionistëve” të moshës së tij, që nuk punojnë askund, ku të kontribuonin sado pak me primin e sigurimeve të tyre, për të na rritur pensionet në menyrë ligjore dhe të ndershme dhe jo me sllogane astronomike pa asnjë shëmbull ekonomik vetëm me “Lloqe Kavaje” që vlejnë vetëm për idiot që shikojnë ëndrra në diell.

Unë pensionisti 150 euurosh, sepse ka dhe pensionista 500 dhe 600 eurosh, jo se nuk kam arsye për të protestuar, por kur shikojë turmën tuaj më ikën dëshira si me magji dhe më kap frika e ardhjes së sojit tuaj në pushtet me eufori, britma, kërcënime me qylaf pa qylaf, a thua se shteti dhe Shqipëria është arenë e madhe 28 mijë km2 ku mund të shfaqim çdo natë gjithë dëshirat artistike dhe të hedhim valle dhe “falle”… me filxhanin e të “plotfuqishmit”, për të na lumturuar ne të gjithëve, që jemi të “dëmtuar, persektuar dhe të mashtruar” e meqë ia kemi marë dorën… doni të na mashtroni edhe ju .

Mirëpo kjo është një arsye më tepër për tu qëndruar larg, deri sa ju “largëpamës” të përfundonin aty ku e nisët në rrugën pa krye dhe fund… të “qorrsokakëve” që i’u drejtojnë.

Ju nuk jeni as më pak dhe as më shumë, por një tufë lejfenësh dixhital e largo qoftë të arrin atë që shikoni në ëndërr… pushtetin. Ndaj turp është për ju që lihni çdo natë broçkulla, duke na kujtuar me euforin dhe idealet e tuaj “Birin e Popullit kinez” Lej Feni, që duke mbledhur gozhdë rrugëve do të bënte Kinën e Maos… gjigande.

Ndaj nuk ndjejë asnjë turp dhe as droje, sepse kam aq mend dhe përvojë jetësore akoma, sa të mos përdorem nga ca sharlatanë që nuk premtojnë asgjë dhe nuk dinë të bëjnë asgjë, sepse nuk kanë bërë kurrë dhe nuk u ka thënë askush punë e mbarë në jetën e tyre, por ka ngrënë bukë nëpër shoqata papunësie siç janë bandat pa fund të OJQ-ve.

Kështu mor djalosh ti dhe gjithë atë që flisni e ulërasni për turp me vallen që po kërceni, të shoqëruar me qemanen e Nastradinit nesër do ia dëgjosh krismën ti dhe familja jote dhe e të gjithë atyre që mendojnë si ti.

Kemi menduar unanimisht në komunizmi ndaj kërkuam demokraci… çdo njeri me memndjen e tij në punën e tij, shkruan i indinjuar një qytetar në pension. /Ekskluzive.al