VIDEO/ Turp që nuk jeni këtu! Të “punësuarit” në protestë gjen “armikun” e radhës… pensionistët!

VIDEO/ Turp që nuk jeni këtu! Të “punësuarit” në protestë gjen “armikun” e radhës… pensionistët!

Pas fushatave linçuese ndaj bizneseve, medias dhe disa artistëve pse nuk kanë dalë hapur në mbështetje të protestës, kjo e fundit duket se ka gjetur “armikun” e radhës tek… pensionistët.

Gjatë një fjalimi nga podiumi, një prej aktivistëve iu drejtua pensionistëve duke pyetur: “ Ku jeni sot? A nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu?”

Menjëherë pas kësaj, turma nisi të thirrjet në kor: “Turp! Turp! Turp!” drejtuar pensionistëve.

Ironikisht, një protestë që pretendon se është në mbrojtje të të shtypurve, e madje në mbrojtje edhe të vetë pensionistëve, iu drejtohet atyre me sulme.