Në Bruksel është edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili në mbledhjen e ICD një tip OJQ me pensionista të rrëzuar nga pushtet ku Berisha është edhe zv President nga 20 zv. presidentë që ka kjo shoqatë. Ai e paraqiti të errët situatën në Shqipëri. Në ditën kur vendi mbyll kapitujt e parë për integrimin, ai tha se Shqipëria është një nga narko-shtetet më të fuqishme në botë që qeveriset nga organizatat kriminale.
Berisha deklaroi se ‘narko-shteti i Edi Ramës’ është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje të lira, por vetëm farsa elektorale.
Sipas Berishës, Shqipëria është kthyer në eksportuesen më të madhe të kanabisit në Europë dhe kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.
“Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri, dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera”, tha mes të tjerash Berisha.
Teksa tha se portet shqiptare janë në duart e karteleve të drogës, Berisha shtoi gjithashtu se grupet kriminale në vendin tonë kanë në dorë lejet e ndërtimit dhe gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare.
“Portet tona janë tërësisht në duart e karteleve të drogës. Tërësisht. Prej pesë vitesh ose më shumë, në portet tona nuk është kapur asnjë kilogram drogë, sepse ato kontrollohen nga kartelet e drogës. Kartelet e drogës në vendin tim kanë në duart e tyre të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare”, vijoi më tej Berisha.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të CDI, kreu i PD Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për hetimin e karteleve të drogës dhe krimit, si dhe lidhjet e tyre me pushtetin. Kjo është broçkulla e radhës e të sëmurit mendor bsepse këte OJQ nuk e ka askush në refene natyrisht nëse pyesin Orbanin si një nga antarët e kësaj shoqate ndoshta mund të bëjnë ndonjë gjë.


