Stresi braktis protestat: Kokë turku nuk bëhem! Këta gënjejnë s’duan ta rrëzojnë Ramën

Stresi braktis protestat: Kokë turku nuk bëhem! Këta gënjejnë s’duan ta rrëzojnë Ramën

Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Lushajt, duket se është zhgënjyer pas protestës të së shtunës kur protestuesit refuzuan bashkimin me militantët e Partisë Demokratike dhe i larguan ata nga tubimi para Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi i cili i është bashkuar disa protestave të organizuara nga Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se është i zhgënjyer nga mënyra se si po zhvillohen protestat, duke pretenduar se nuk ekziston vullneti për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Nuk duan me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet, nesër jua shpjegoj që s’duan me e rrëzu Edi Ramën. Dhe jua shpjegoj pikë për pikë”, shkruan reperi.

Ai shprehet se është lodhur nga pjesëmarrja e përditshme në protesta dhe refuzon të bëhet kokë turku, duke theksuar se për të rrëzuar qeverinë nevojitet një kryengritje.

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu. Ndryshe, përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull, e të shtyp e të dhunon”, shkruan Stresi.

Në një tjetër postim në Instagram, reperi ka treguar se është larguar drejt Barit.