Gazetari Ardit Rada ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ndaj një fotoje që ka publikuar Gaz Bardhi pas takimit me misionin fakt-mbledhës.
Në postimin e tij gazetari ka ironizuar tre figurat e Partisë Demokratike: Flamur Noka, Gazment Bardhidhe Luciano Boçi.
Në reagimin e tij, Rada i referohet përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella mes tyre, duke shkruar:
“Ky i pari është organizatori i trafikut të kokainës dhe pronari i vilës 500 mijë euroshe, sipas atij të dytit. I dyti është vrasësi i Elbasanit sipas të parit dhe të tretit. I treti është ai që ia plagos çunin partia e vet që e drejton i pari dhe i dyti, por ia bën hallall gjakun e fëmijës së vet partisë”, shkruan Rada.
Me këtë deklaratë, gazetari nxjerr në pah kontradiktat dhe akuzat e forta që, sipas tij, artikulohen brenda së njëjtës forcë politike.

