Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar ne Barcelonë me mikun e tij të vjetër, Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros.
Takimi kokë më kokë është bërë publik nga Alex Soros, i cili ka postuar pamjet e takimit miqësor me kryeministrin Rama.
Vetë Rama nuk ka publikuar foto nga takimi me Alex Soros, ndërsa ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me kryeministrin shqiptar duke e shoqëruar me mbishkrimin “progressives in Barcelona” (progresistët në Barcelonë).
Samiti i Barcelonës është fokusuar në diskutime mbi sfidat e demokracisë dhe koordinimin e qëndrimeve të forcave progresiste përballë rritjes së lëvizjeve populiste në skenën ndërkombëtare.
Në Barcelonë është zhvilluar samiit ndërkombëtar i organizuar kundër rritjes së së djathtës populiste në botë, një nismë e mbështetur dhe e iniciuar nga presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva dhe kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez.

