HomeAktualitetDebat

Plakut Berisha i ka humbur “çoku” flet përçartë për sulmin terrorist në vilën e “babait” të tij: Ç’punë kanë të huajt aty?

Plakut Berisha i ka humbur “çoku” flet përçartë për sulmin terrorist në vilën e “babait” të tij: Ç’punë kanë të huajt aty?

Nuk u distancua nga sulmi i dhunshëm me molotovë ndaj vilës së ish-diktatorit Hoxha, ku iu rrezikua jeta 8 artistëve dhe 3 personave që shërbejnë si personel, në qendrën e kthyer rezidencë arti.

A kishit dijeni që kishte artistë brenda?

Berisha: Tani të them të vërtetën, për trashëgiminë e Hoxhës, kam zero, zero respekt. Pyeta çfarë ndodhi dhe më thanë ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, u thonë protestuesve se këtu banon Edi Rama dhe ata iu kthyen. Ata fishekzjarrë që u hodhën aty ishin kundër Ramës, urrejtje për Ramën, në fakt Rama nuk banonte aty, banonte te vila te Mehmet Shehut.

A keni ndjesë për artistë e huaj që ishin aty?

Berisha: Ç’punë kanë të huajt aty? Kush tha, me asgjë në botë Rama nuk retushon dot figurën e Hitlerit shqiptar.