HomeAktualitetDebat

Evi Kokalari pyet Gitën, Zenin dhe Abin: A mund të na thoni se përse protestoni ju?

Evi Kokalari pyet Gitën, Zenin dhe Abin: A mund të na thoni se përse protestoni ju?

Aktivistja Evi Kokalari u ka kërkuar shpjegime Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit, fëmijëve të kryetarit të Partisë Demokratike, për praninë e tyre gjatë protestës së një dite më parë. Shkëlzen Berisha ka qenë herë të tjera në protestat e PD, por kësaj radhe ra në sy prana e së motrës.

Kokalari thotë se të dy nuk kanë asnjë motiv për të protestuar kur janë arsyeja pse opozita është e kapur dhe Shqipëria ndodhet në këtë pikë. Ajo shton se janë edhe shkaku i gjithë marrëzirave të babait të tyre, i cili justifikohet se motivi është demokracia.

Kokalari ua bën të qartë se bllokimi i saj për të marrë opozitën do të sjellë ‘djegien’ e Shkëlzenit, Argitës dhe 7 brezave pas tyre. Madje, vonimi i kandidaturës së saj për garën e kryetarit të PD është thjesht realitet që s’e pranojnë.

LEXO EDHE:
‘Vetëm unë e mund Berishën’, Kokalari: As 10 mln dollarët nuk e ndihmojnë të mbajë peng PD, shiti zgjedhjet dhe mbylli partinë
“Oh Shkëlzen, më shpjego pak, të lutem – ti dhe Argita pse dilni në protestë?

Për çfarë po protestoni ju të dy, se në fakt ju të dy jeni arsyeja pse Shqipëria është akoma në këtë pikë, pse opozita është akoma e kapur dhe pse Edi Rama mbretëron!

Ju dhamë shanse plot. I shfrytëzuat, i abuzuat dhe ishit aq budallenj sa menduat se jemi të gjithë çyrykë që do na përdornit si donit…

Paguat 10 milionë dollarë dhe non-grata s’t’u hoq. A hani pykë ju që për sa kohë më bllokoni mua që ta marr atë opozitë, do digjesh ti, Argita dhe nja 7 breza pas teje?

Kjo është luftë!! Dhe luftën unë me ty dhe Argitën e kam, se Berisha, me gjithë abuzimin e pastër që i bëni në këtë moshë, për ju i bën këto marrëzira, jo për ‘demokracinë’.

Por nëse ti s’kupton që po merresh me pinjollët e Kokalarëve dhe të Hoxhave bashkë, më lejo të ta shpjegoj që: atë punë që s’e përfunduan ata që e krijuan këtë parti në 1991, do ta përfundoj unë me një tufë shqiptarësh të aftë dhe me integritet. Dhe ju vetëm po të më hiqni qafe fizikisht, që thonë shumë se kapacitetin e keni. Po urdhëro, bujrum — provojeni të më prekni një qime floku!!

Punë geni është kjo, tha. Në qoftë se ju berishistët mendoni se jeni gen më i fortë (në çdo kuptim) se ne Kokalarët dhe Hoxhatët, hajde pra – fitoje këtë betejë!!

Por deri tashti, keni dështuar – apo jo?

Deri tani, thjesht keni humbur shuma masive dollarësh sepse kështu ndodh kur dëgjon mençurinë si strategu i Hasit, apo merr mend nga një e çmendur e shoëbiz-it shqiptar, që dogji edhe Grenellin, dhe dogji çdo shans dhe çdo ndihmë që mund t’ju vinte ju si familje nga rrethet e Trump.

Oh, dhe vazhdoni ta vononi kandidaturën time, se realisht SPAK duhet të merret me arrestimin tënd dhe të Argitës kësaj radhe, sepse në hak s’më hyn dot as ti dhe as Sali Berisha, ky është realiteti që ju keni vështirësi ta pranoni, dhe si pasojë i fusni thikën akoma më thellë plagës që po mundoheni të shëroni.

Ambasadorin amerikan tashmë e kemi. Sistemi i drejtësisë do të funksionojë siç duhet.

Kështu që boll me iluzione… Por, seriozisht, na shpjego pak — ti dhe Argita pse keni dalë në protestë?”, shkruan Kokalari.