Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë

Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë

Ndërsa postoblloqe të shumta të policisë u ngritën në të gjithë hyrje daljet e qytetit të Korçës, pas vrasjes së 21-vjeçarit Joan Zuko, autori i dyshuar ishte fshehur fillimisht pranë varrezave të qytetit. Në orët e vona të mbrëmjes Kristjan Sterjo, 20 vjeç, është afruar për në banesën e tij. Ky ka qenë momenti kur ai është pikasur.

Fillimisht janë dy agjentë me veshje civile që i afrohen me shpejtësi dhe e shtrijnë në tokë. Më pas, janë tre policë të tjerë që afrohen në ndihmë të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv që tregojnë momentin e arrestimit, policët i bëjnë thirrje disa herë të riut që të shtrihet në tokë dhe i kërkojnë të tregojë ku është arma e krimit. Ai nuk bën rezistencë dhe më pas i vendosen prangat.

Në momentin e arrestimit ai nuk e kishte me vete armën me të cilën kishte qëlluar Zukon. Më vonë ai ka treguar se pushkwn me të cilin kishte qëlluar shokun e tij të dikurshëm, e kishte hedhur në zonën e njohur si “Fusha e druve”, ku më pas dhe është gjetur nga policia.