Pesë shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin e Vlorës! Kryeministri në detyrë Kurti i “shqetësuar” por as numërin e saktë të të lënduarve nuk di: Jemi të tronditur për.. katër qytetarët tanë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare, mbetën të lënduar edhe 5 shtetas të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehet i tronditur për ngjarjen dhe tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Shqipëri, teksa u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.

Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”.