Largimi nga puna i Babaramës e gjeti të papërgatitur Mulin. Lelo, i cili mban listën e gazetarëve të Foltores, e njoftoi i shqetësuar se Babaramën na e hoqën.
Muli la gjithë punët dhe u ul ta diskutonte se çfarë ka ngjarë.
-Nuk di ç’të them, i tha Lelo, por ka qenë sherr i madh. Këta të redaksisë i jepnin Babaramës 100 mijë lek për naftën që të shkonte në punë. Tani çmimi i naftës u rrit me 30 për qind dhe Babarama u kërkoi ta indeksnin, dmth t’i shtonin ca lekë. Ata nuk pranuan dhe i thanë se për këtë duhet të presim të mblidhet Bordi i Naftës dhe të vendosë tavanin. Babarama u nxeh dhe i shau duke u thënë “të q..fsha bordin”. Aty ata u nxehën dhe e hoqën.
-Dmth e hoqën se shau qeverinë, i tha Muli.
-Jo, ata thonë që e hoqëm se përdori fjalë të pista.
-Po si i bëhet tani, tha Muli.
-Unë mendoj që nëse Zeni TV ia jep tollona dhe jo lekë, pra që ai ta marrë sasinë gjithmonë pa u cenuar tek lekët, besoj e pranon si marrëveshje.
-Po kam frikë a është dakord Doktori, tha Muli.
-Doktori është shumë dakord, tha Lelo. E kam të sigurt nga avokat Ngjela këtë.
-Pse, çfarë ka thënë ai? pyeti Muli.
-Njëherë, kur avokati ishte me PD, ishte në debat me Babaramën dhe po e masakronte gjatë debatit duke e tallur. Babarama u ankua me sms tek Doktori. Doktori i ktheu përgjigje se avokati ka bërë gabim të rëndë, shumë, dhe do ta detyroj të kërkojë falje.
Në fund të debatit, Babarama i tregoi avokatit sms-në e Doktorit.
-Aaa, ke të drejtë, i tha avokati. Doktori po të pa në nëndialektor, me kostum lino dhe gravatë mbi gjysmën e barkut të thëthin.
Kështu që atëherë Babarama është me Doktorin. Unë besoj se këtë e thëthin Zeni TV. I ka gjithë cilësitë. Sidomos këtë nëndialektoren. Kështu kompletohet me dy nëndialekte, një të Kukësit, një të Gjirokastrës.

